Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Disfata e parë, kritikat për Greenwood dhe Champions: Rangnick nuk bën premtime

Ralf Rangnick përjetoi mbrëmjen e kaluar humbjen e parë si trajner i Manchester United. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 0-1 nga Wolves, me këta të fundit që ndodhen në formë të mirë dhe në tetë takimet e fundit në Premier League kanë pësuar vetëm dy gola!

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Fillim i keq i vitit 2022 për djemtë e Rangnick, të cilët renditen momentalisht në vend të shtatë në kampionat. Trajneri gjerman pranoi superioritetin e “Ujqve” në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. “Ata luajtën më mirë se ne, sidomos në pjesën e parë.

E dija që do më priste një detyrë e vështirë këtu, United firmosi me mua për këtë arsye. Greenwood? Impenjimi dhe performanca e tij nuk ishin të jashtëzakonshme. Duhet të kesh mentalitet dhe fizik të fortë për të bërë presing në gjithë fushën.

Lojtarët e mi duhet të kenë të qartë: të gjithë duhet të jenë gati për të vrapuar dhe për të marrë kontrollin e topit, përndryshe do hasim vështirësi të mëdha”. Në fund një koment për objektivin Champions League.

Vendi i katërt është 4 pikë larg, por United ka luajtur një takim më pak se Arsenali. “Nuk mund të jap asnjë garanci në lidhje me objektivin Champions. Nuk e di nëse njerëzit do më besojnë nëse them se jam 100% i sigurt që do të renditemi në katërshen e parë”.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...