Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Disfata ndaj Egnatias, Plori: Goli i parë na tronditi, po ja ku çaluam sot

Ndeshja e parë në drejtimin e Vllaznisë, por që u mbyll me një rezultat shumë zhgënjyes, ishte kjo ndaj Egnatias për Elvis Plori, pasi u mundën me rezultatin 3-0.

Duke folur për emisionin “Gol pas goli” pas kësaj disfate, Plori u shpreh se gabuan në disa momente, por humbjen më shumë ia atribuoi gjendjes psikologjike të skuadrës dhe mungesave të shumta.

Megjithatë tekniku shtoi edhe se goli i parë i Egnatias, për të cilin dyshon se ishte pozicion jashtë loje, si dhe kartoni i kuq i Heric, ndikuan në ecurinë e këtij takimi

Ndeshja: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por kishim edhe mungesa dhe ato ndikuan shumë. Loja kishte episode e veta, por mendoj se edhe humbja ndaj Tiranës i kishte ndikuar shumë lojtarët.

Pushimi i kampionatit, ndikimi:Normalisht që do ndikojë për mirë si nga ana psikologjike, por edhe sepse do mund të rekuperohen lojtarë që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës.”

Gabime në vendosje: “Po kishim disa gabime në vendosje dhe disa herë kishim pozicione jashtë loje, por e rregulluam më pas.”

A është ky maksimumi i Vllaznisë? “Kishte disa arsye pse nuk shkoi mirë, disa episode në lidhje me vendosjen, por edhe pjesa e golit të parë mbetet për t’u parë. Me këtë situatë që është skuadra nëse kundërshtari kalon në avantazh, është një goditje e madhe. Pjesa e dytë nisi mirë, por nuk ia fal gabimin Heric, që na la me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi si nga ana psikologjike ashtu edhe në pozicionim na ndikoi.”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...