Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Disfata ndaj Partizanit, Vanoli: Projekti im fillon sezonin tjetër, nuk kam çfarë bëj më shumë me këtë ekip

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, ka thënë sot pas ndeshjes së humbur me rezultatin 3-1 ndaj Partizanit se projekti i tij është riformatimi i skuadrës.

Për emisionin “Gol pas Goli” tekniku italian theksoi se pavarësisht humbjeve ai është i qetë pasi ekipi që ka në dispozicion bëri maksimumin.

Ndërsa kështu Vanoli hodhi poshtë deklarata e bëra nga ai vetë kur mori drejtimin e “bluve”, kohë në të cilën deklaroi se Dinamo do të mbijetonte, ndërsa sot theksoi se si në Superiore ashtu edhe në Kategorinë e Parë, projekti i tij është riformatimi i skuadrës.

Çfarë mungoi për të fituar ndeshjen? “Për të fituar ndeshje duhet kualiteti, ne jemi gjithmonë në garë, por na mungon kualitetit. Ne kemi topin e çojmë deri në zonë, por pastaj kthehemi pas.”

Mbijetesa:Ne mundohemi, por kuptohet në limitet që kemi.”

Dinamo në Shqipëri është si Milani në Itali, nëse do të jetë në situatë të tillë Milani dhe vjen një trajner i huaj dhe ndjehet në të njëjtat kushte, a do të ndjehej i qetë? “Unë jam shumë i qetë sepse kemi një projekt afatgjatë, I dinim shumë mirë vështirësitë, por kemi një projekt për të riformatuar gjithçka. Në futboll ndodh çdo gjë, e rëndësishme është që të kemi ndërgjegjen në rregull, pasi kemi dhënë gjithçka. Nëse ka një projekt për të rregulluar gjithçka, askush nuk ndalon përpara problemeve dhe gabimeve që kanë bërë të tjerët.”

Masat për sezonin e ardhshëm, pasi edhe Kategoria e Parë është shumë e vështirë: “I kemi idetë të qarta. Unë kam ardhur këtu për të ndërtuar gjithçka nga e para, por duhet kohë, dashur dhe lojtarë me kualitet. Nuk ka rëndësi Kategoria e Parë apo Superliga, por klubi duhet të ketë një mentalitet tjetër dhe t’ja përcjellë këtij ekipi. Në qoftë se jam këtu është sepse mendoj se Dinamo është Milani dhe Juventusi i Shqipërisë. Nëse do kisha vënë re se lojtarët dhe krerët nuk më ndjekin do isha larguar me kohë.”

Si ka mundësi që nuk merret një barazim?Është çështje fati, lojtarët po japin maksimumin, por lojtarët kanë shumë mangësi”

Në fillim deklaruat se Dinamo do mbijetonte, ndërsa tani ndryshoi atë që keni thënë kur erdhët, si ka mundësi?Skuadrën e gjeta të tillë, kam shumë respekt për të gjithë lojtarët e mi. Atë që mendoj do e them në fund të sezonit, jo për kritikë ndaj skuadrës, por janë fakte.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...