Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Disfata në kampionat, trajneri i Rennes zbulon bisedën në fushë me Mbappe

Rennes mposhti PSG në javën e fundit të kampionatit në Ligue 1 me rezultatin 1-0, edhe pse në fushë për kryeqytetasit ishin emra si Messi, Neymar dhe Mbappe. Megjithatë, tekniku i Rennes, Bruno Genesio kishte marrë masat e duhura ndërsa gjatë sfidës ra në sy edhe një bisedë me Kylian Mbappe. Pas ndeshjes, Genesio zbuloi edhe bisedën me sulmuesin francez teksa theksoi se e respekton dhe e vlerëson shumë yllin e PSG.

“E përgëzova për gjithçka bën në fushë, por edhe për atë që do të bëjë në vitet e ardhshme. Përveç se është një lojtar i madh, është edhe një person i madh sepse ka bërë shumë në një moshë të re dhe duhet një përulësi dhe thjeshtësi për të përballuar suksesin.

Nuk është hera e parë që takohem me Mbappe, këtë herë ndaloi dhe më përshëndeti. Janë gjeste që tregojnë shumë për personalitetin dhe edukatën e tij”, u shpreh Genesio.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...