Paris Saint-Germain u befasua në shtëpi në ndeshjen e javës së pestë në Ligue 1, teksa parizienët u mposhtën nga Nice me shifrat 2-3. Të besuarit e trajnerit Luis Enrique vijojnë me “vesin” e lënies së pikëve në këto javë të para të kampionatit, megjithatë për teknikun spanjoll nuk ka nevojë për ta konsideruar këtë situatë si alarmante. Përkundrazi, pas kësaj disfate, Luis Enrique u shpreh se pavarësisht rezultatit, është i kënaqur me lojën e skuadrës në fushë.
Lexoni edhe:
- Sylvinho “fluturon” ulët: Edhe tri finale, s’mund të mendojmë që jemi kualifikuar
- Ndryshon pronësia, Everton blihet nga fondi që zotëron Genoa, Hertha Berlin dhe shumë klube të tjerë
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
“Jam shumë i lumtur me performancën e skuadrës, e them me të vërtetë. Nëse ekipi jep 100% në fushë atëherë pse duhet të jem i shqetësuar? Nuk ka asnjë arsye dhe nuk kam asgjë për t’u ankuar. Jam i lumtur me përmirësimet në lojë të ekipit. E di morëm një humbje, por nuk jam aspak i shqetësuar”, u shpreh Enrique.
Pas pesë javëve të para në Ligue 1, PSG renditet në vendin e tretë me tetë pikë, dy më pak se kryesuesit e Monaco që aktualisht kanë edhe një ndeshje më pak se kryeqytetasit.
