Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Disfata surprizuese për Golden State, “bie” edhe Cleveland

Është disfata në shtëpi e Golden State kundër Denver surpriza e madhe e mbrëmjes së NBA. Një humbje e pabesueshme në shifrat 86-89 për Warriors që edhe pse mbeten në krye të klasifikimit me 27 fitore dhe 6 humbje, ranë përballë Denverit që ngjitet në këtë mënyrë në zonën play off me 17 suksese dhe 16 humbje.

Curry shënoi 23 pikë, Jokic u përgjigj me 22 pikë por mbi të gjitha edhe me 22 rikuperime. Ishte ky çelësi për fitoren e Nuggets që pasi kishte qenë para me 24 pikë në pushimin mes pjesëve rrezikoi të bëhej pre e një përmbysjeje të pabesueshme. Tabela e rezultatit tregonte në fakt barazim 84-84 pak sekonda nga fundi, por në finale Warriors ju mungoi diçka dhe në fund ndeshja shkoi për Denver.

Disfatë e shëmtuar edhe për Cleveland Cavaliers që humbën me përmbysje 108-104 përballë Neë Orleans duke pësuar disfatën e 14 sezonale, ndërsa për Pelicans ky ishte vetëm suksesi i 13 në 35 ndeshje.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Nuk ndryshon klasifikimi me Cleveland gjithmonë të blinduar në zonën play-off ndërsa New Orleans mbetet në zonat e ulëta por për Cavaliers mbetet një hap fals sidomos për mënyrën se si erdhi humbja.

Të padobishme 27 pikët e Rubio dhe 24 të Love, pasi të zotët e shtëpisë ju përgjigjën me 26 të Jones për të për të realizuar një përmbysje të madhe pasi kishin qenë në disavantazh përgjatë gjithë ndeshjes, duke arritur deri në një diferencë prej 23 pikësh, New Orleans bëri një mrekulli duke rikuperuar pasi shfrytëzoi dhe shterimin e energjive të kundërshtarëve.

Ringrihen më në fund Los Angelos Lakers që pas 5 disfatave radhazi mposhtën 123-132 Houston Rockets që po përjeton një krizë pa fund, pasi pësuan humbjen e 5-të radhazi dhe të 25 sezonale duke mbetur në vendin e fundit të klasifikimit.

Los Angelos Lakers marrin një frymëmarje të mirë oksigjeni dhe shpresojnë ende te play offi të udhëhequr nga 32 pikë, 11 rikuperime dhe 11 asiste nga Lebron James. për kalifornianët paraqitje e mirë edhe nga Monk me 25 pikë, ndërsa për Houston nuk mjaftuan 24 pikët e Green.

Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në gjysëm të periodës së fundit kur rezultati ishte 115-115 , por që aty Lakers gjetën forcën për t’i futur një marsh më shumë dhe firmosën rezultatin e pjesëshëm vendimtar 17-7 që hodhi knock-out të zotët e shtëpisë.

Vjen fitorja e katërt radhazi për Milawukee Bucks që mposhtën 110-127 Orlando Magic për t’u ngjitur në kuotën e 23 sukseseve sezonale në 36 ndeshje. Për Orlandon është një periudhë e zezë me humbjen e 28-të në një kampionat për t’u harruar. Të padobishme për të zotët e shtëpisë 38 pikët e Wagner, pikëshënuesi më i mirë i takimit, ndërsa për kampionët në fuqi të NBA, mendoi i zakonshmi Giannis Antentokounmpo, me 28 pikë, 6 asiste dhe 6 rikuperime, duke u mbështetur mirë edhe nga Middleton që realizoi 21 pikë.

Bucks komanduan përgjatë gjithë takimit dhe në pushimin mes pjesëve ndeshja ishte praktikisht e mbyllur me një avantazh prej 27 pikësh. Në periodën e tretë kur Orlando provoi të reduktonte disavantazhin ishte shumë vonë dhe miqtë administruan rezultatin deri në sirenën përfundimtare.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...