Ajax i dha fund ecurisë prej 17 ndeshjeve pozitive radhazi në të gjithë kompeticionet. “Harkëtarët” u mposhtën 2-1 në transfertë kundër Go Ahead Eagles, duke regjistruar humbjen e parë në histori kundër këtij ekipi.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të Inigo Cordoba dhe Philippe Rommens.
Ekipi i Ten Hag rihapi takimin në minutën e 64-t. Steven Berghuis dërgoi topin në rrjetë dhe skuadra mike mori zemër, por nuk arriti të evitonte humbjen.
Ajax vazhdon të kryesojë Eredivisie me 57 pikë të grumbulluara në 24 javë kampionat, por PSV i vendit të dytë ndodhet vetëm dy pikë larg.
[quiz-cat id=”288388″]
