Komisioni i Disiplinës në FSHF, me dorë të hekurt për dy zyrtarë të lartë klubesh. Në mbledhjen e radhës, shkalla e parë e drejtësisë sportive në vend ka pezulluar dy drejtues: Nderin Nexhipin e Kukësit dhe Gazmend Voglin e Kastriotit. Drejtori sportiv i verlindorëve është dënuar me dy ndeshje pezullim për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, kurse drejtuesi i klubit krutan, për sjellje sosportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes pezullohet 8 ndeshje. Bëhet fjalë për ngjarjet e ndeshjes Kukësi – Kastrioti, që u mbyll me suksesin minimal të ekipit krutan.
Vendimet e Disiplinës
- Zyrtari i FK Kukësi, Nderim Nexhipi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Turbina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtari i KF Turbina, Yuri Merlim Dos Santos Carvalho, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Besëlidhja, Edmond Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Besëlidhja, Edmond Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FC Gramozi, Jurgen Rushiti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FK Skrapari, Genci Lamçe, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FK Dinamo U-19, Deivis Ciku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shkëndija Dr. U-19, Asli Nasufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Tirana U-17, Jurgen Sina, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Niqifor Vieros, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shkendia B. T. U-17, Leontin Kacorri, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Football Republic U-17 B, Flavio Sula, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Football Republic U-17 B, Skënder Mucka, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria U-17, Gani Manuka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Scutari U-17, Xhoneto Delaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Sopoti U-19, Kosta Belba, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Ruben Danaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së KF Vllaznia, në lidhje me lojtarin Geralb Smajli, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Pranimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtarja vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.