Tirana luan ndeshjen e javës së katërt të Abissnet Superiore në transfertë ndaj Kukësit. Pak orë para sfidës, për bardheblutë vjen një lajm shumë i mirë nga Komisioni i Disiplinës që ka vendosur të pranojë kërkesën e kryeqytetasve për konvertimin e dënimit me dy ndeshje pezullim të kapitenit Filip Najdovski.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Mbrojtësi ishte pezulluar me dy ndeshje pas sfidës me Teutën për shkak të sjelljes ofenduese ndaj kundërshtarëve. Najdovski mungoi në sfidën ndaj Skënderbeut në Selman Stermasi, mirëpo tashmë do të jetë i gatshëm për sfidën me Kukësin.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës:
- Pranimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Filip Najdovski në bazë të nenit 75 të KDS.
