Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Disiplina gjobit Kukësin, dënime të shumta për kategoritë inferiore

Është mbledhur pasditen e sotme edhe Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, një organ që merr në shqyrtim të gjitha shkeljet sportive të ndodhura gjatë aktiviteteve futbollistike në vend.

Kështu nga klubet e Superiores, vetëm Kukësi ka përfunduar në tryezën e Disiplinës, ku edhe është gjobitur me 100 mijë lekë, për mospërmbushje të kushteve të organizimit të ndeshjes ndaj Skënderbeut.

Pjesa tjetër e masave disiplinore janë ndaj skuadrave që militojnë në Kategorinë e Dytë dhe në futbollin e moshave.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF, datë 22.05.2019

1. FK “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neni 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek.
2. KF “Elbasani”, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
3. Lojtari i KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF “Naftëtari”, Albert Bani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. KF “Shkendija B.T” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Burreli” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
6. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Blendi Tabaku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Haxhi Shullazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF “Spartaku” U-19, Insan Murati, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Term FC” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
10. Lojtari i KF “Besa” U-19, Ardian Shaljani, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “KF Beselidhja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
12. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...