Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Disiplina jep vendimet, shumë skualifikime në kategoritë inferiore!

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka publikuar sot vendimet e javës së fundit ku bie në sy dënimi i disa lojtarëve të skuadrave në Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

1. Zyrtari i KF “Korabi”, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
2. Lojtari i KF “Vora”, Enton Allmeta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF “Albpetrol”,Gëzim Hyska, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Lojtari i KF “Naftëtari”, Klaudio Hoxha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KF “Përmeti”, Paulin Zhamo, për sjelje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i KF “Përmeti”, Xhuljo Mamushi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KF “Gramozi”, Gerald Gjoni, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF “Gramozi”, Mario Baki për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF “Butrinti”, Xheison Mucaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezulllim nga aktiviteti dhe gjobë në masëm 100.000 (njëqindmijë lekë). Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të shlyhet në masën 20%.
10. KF “Butrinti”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos përmbushur rregullat e sigurisë dhe mos mbajtjen e rregullit e qetësisë në stadium, bazuar në nenin 64/1/b), 64/1/e) dhe 65/2 të KDS dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanese.
11. Zyrtari i KF “Maliqi”, Gëzim Manjanaku, për sjellen e gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
12. KF “Maliqi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes dënohet me zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve në fushë asnjëanese.
13. KF “Kukësi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kastrioti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
14. Lojtari FC “Internacional Tirana” U-17, Herdis Peqini, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i KF “Shkëndia Tiranë” U-17, Kristi Lleshi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. KF “Butrinti” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...