Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Disiplina nuk fal: Gjoba e ndeshje pa tifozë për Partizanin, e pësojnë edhe Olsi Rama e Skënder Gega

Derbi Partizani-Tirana u mbyll me festën e bardhebluve, të cilët fituan titullin e 26-të në histori pas suksesit 1-2, dhe me zemërimin e ultrasve të kuq. Komisioni i Disiplinës nuk ka toleruar sjelljen e tifozërisë së “Demave”.

Hedhja e sendeve në fushë dhe ndërprerja e derbit për disa momente i ka kushtuar 100 mijë lekë gjobë dhe katër ndeshjes pa tifozë Partizanit, që duhet të paguajë edhe dëmet e shkaktuara në “Elbasan Arena”.

Probleme krijuan edhe tifozët e Tiranës, me klubin që është gjobitur me 200 mijë lekë dhe duhet të paguajë dëmet e stadiumit kombëtar, njësoj si Partizani. Ndërkohë, administratori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama është gjobitur me 50 mijë lekë për përhapje të deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Nuk shpëton as Skënder Gega, i cili shpërtheu ndaj gjyqtarit Enea Jorgji pas barazimit 1-1 ndaj Dinamos, rezultat që riktheu korçarët zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Trajneri i Skënderbeut është gjobitur me 50 mijë lekë.

Gjobë edhe për Vllazninë (50 mijë lekë) për sjellje të gabuar të tifozëve në fitoren 2-1 ndaj Kukësit, teksa portieri Kristi Qarri është pezulluar me dy ndeshje për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Partizani – KF Tirana, në bazë të nenit 6.1/i të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, nenit 17/1/b të statutit të FSHF dhe neneve 14 dhe 55 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Skënderbeu, Skënder Gega, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes FK Dinamo – KF Skënderbeu, në bazë të nenit 6.1/i të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, nenit 17/1/b të statutit të FSHF dhe neneve 14 dhe 55 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Vllaznia, Kristi Qarri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Tomori, Kadri Birja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Luzi 2008, Arbri Lusha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Ada, Dean Becina, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Jordanis Dalipi, për pështymjen ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Qemal Rumi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Gramozi, Edmond Osmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Dinamo U-21, Rubin Zijaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Kukësi U-21, Kristi Karaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Albanet U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Basania U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Zyrtari i FK Dinamo U-13, Akil Jakupi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...