Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Disiplina paralajmëron Partizanin, ndëshkohen rëndë dy klube të Kategorisë së Dytë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur këtë të mërkurë ngjarjet e ndodhura dy javë më parë në të gjitha Kategoritë, përfshirë edhe futbollin e moshave. Partizani ka marrë një paralajmërim nga Disiplina, ndërkohë që më keq e kanë pësuar dy klube të Kategorisë së Dytë, Luzi 2008 dhe Albpetroli.

Më poshtë keni vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

1. KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

2. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dytë, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 65/4/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në zbatim të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

3. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të Nenit 65 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 117 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%,

4. Lojtari i KF Gramozit Enea Mydini, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i Këlcyres Nazmi Gaba, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Cuko, për goditje me grusht të kundershtarit, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të Nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambjentin përreth fushës.

7. Sh.S Albpetrol, për sjelljen e gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ndeshjes e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojes, në bazë të Nenit 65/4/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në zbatim të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

9. Rrëzimin e kërkesës së KF Dinamo U19 si të pa bazuar në KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...