Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Distria Krasniqi i sjell një tjetër medalje ari Kosovës, triumfon në peshën 48 kg!

Madhështore e legjendare Distria Krasniqi. Kosova fiton medaljene dytë të artë në histori në lojërat olimpike dhe të parën në eventin që këtë vit po zhvillohet në Tokjo. Xhudistja triumfoi në finale në peshën 48 kg  kundër vendases, japonezes Funa Tonaki me një “Wasa-Ari” . Një arritje e pabesueshme, të shkosh në Japoni në lojërat olimpike, në vendin nga ku e ka origjinën xhudo dhe brënda në arenën  “Nippon Budokan”, të mposhtësh një japoneze në finale e mbi të gjitha ti sjellësh vendit tënd një medalje të artë olimpike, vërtetë një ëndërr e kthyer në realitet për Krasniqin, në një vit emocionues, sepse Distria u shpall edhe kampione e Europës në Lisbonë në muajin Prill.

Nëj tjetër triumf edhe për trajenrin Driton Kuka, i cili pas medaljes së artë me Majlinda Kelmendin në Rio de Janeiro në 2016-ën merr një tjetër medalje të artë,  sërish me një tjetër pejane si Dsitria Krasniqi. Për tu kthyer një moment tek performancat e kësaj të fundit, Krasniqi erdhi në finale duke eliminuar me radhë brazilianen Chibana, më pas kaloi vajzën nga Taipei-Kinez, Chao Lin duke sigruuar gjysmëfinalen, për të shkuar në finale 25 vjecarja nga Kosova nënshtroi mongolezen Munkhbat, e më pas në finale ashtu si e përmendën më herët me një “Wasabi-Ari” triumfoi kundër japonezes, ish kampiones së botës, Tonaki. Tashmë po ashtu si emri i Kelmendit, edhe emri i Distria Krasniqit shkruhet me gërma të arta në historinë e sportit shqiptar mbarëkombëtar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...