Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dita 7/ Golat me ‘pikatore’, kualifikohen dy skuadra, eliminohen tre të tjera

Spanja gjeti fitoren e parë në kampionatin Botëror, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Iranin, në një sfida aspak të lehtë për “Furia Roja-n”. Skuadra e Hierros vuajti shumë në gjetjen e hapësirave ndaj Iranit, ndërsa iu fal një goli ‘aksidental’ të shënuar nga Diego Costa, në minutën e 64-t.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga portugezi Cueiroz, jo vetëm që u mbrojt mirë, por kundërsulmoi shumë herë rrezikshëm, duke u përballur si e barabartë me Spanjën.

Irani iu afrua disa herë golit, ndërsa në një moment edhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, por futbollisti që shënoi, ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua nga VAR-i. Me këtë fitore Spanja i bashkohet Portugalisë në vendin e parë, në kuotën e 4 pikëve, ndërsa menjëherë pas tyre vjen Irani me 3 pikë.

Më herët Portugalia mposhti me rezultatin minimal 1-0 Marokun, duke e dërguar këtë të fundit në shtëpi, pasi mbetet në kuotën e zero pikëve, kur ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur.

Për portugezët vendosi sërish Cristiano Ronaldo, që shënoi në minutën e 4-t të takimit dhe shtoi gjithashtu emrin e tij në listën e rekordeve, pasi u bë futbollisti europian që ka shënuar më shumë me përfaqësuesen. Në ndeshjen e fundit, Portugalia do të përballet me Iranin, në një sfidë ku i duhet minimalisht nëj barazim, për të siguruar kualifikimin për më tej.

Një tjetër skuadër që siguroi kualifikimin sot, ishte Uruguai, që mposhti po me rezultatin minimal 1-0 Arabinë Saudite dhe iu bashkua Rusisë në krye të grupit A. Si amerikano-jugorët, ashtu edhe vendi organizator, janë tashmë në fazën e 1/8-ave, ndërsa Egjipti, Arabia Saudite dhe Maroku, janë skuadrat që i japin zyrtarisht lamtumirën Botërorit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...