Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Dita Botërore e Sindromës Down, Kombëtarja Shqiptare me mesazh sensibilizues

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, ekipi kombëtar shqiptar dha sot një mesazh sensibilizues. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Reja dhe disa nga lojtarët e përfaqësueses, që aktualisht ndodhen të grumbulluar në Barcelonë në prag të ndeshjes me Andorrën pozuan me një banderolë ku shkruhej “Ne sot qëndrojmë për lojën korrekte, ne qëndrojmë për shanse të drejta dhe të barabarta”, ndërkohë që mbanin edhe maska që simbolizonin mbështetjen e tyre për fëmijët me Sindromën Down.

Dy zv.trajnerët e Kombëtares, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi kishin gjithashtu një mesazh për të gjithë tifozët e veçantë të Shqipërisë së futbollit.

“Ne e dimë që kemi shumë tifozë me 47 kromozome. Ne e dimë që shumë prej vogëlushëve me sindromën Down e kanë pasion futbollin. Ne sot duam që ata dhe prindërit e tyre të dinë që ne jemi tifozët më të zjarrtë të arritjeve të tyre, të vogla apo të mëdha qofshin ato dhe që mbështesim kërkesat e tyre për një jetë gjithëpërfshirëse dhe me shanse të barabarta”, tha Bulku dhe Salihi në mesazhin e tyre.


Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...