Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dita e Botërorit, eventi nis në orën 17:00 me Rusi-Arabi Saudite

Thuajse katër vite pritje, më saktë 1432 ditë nga ai gol i Mario Gotzes, që kurorëzoi Gjermaninë kampione të botës në sfidën finale me Argjentinën në “Brazil 2014”.  Rusia, vendi organizator i turneut të 21-të madhor të futbollit, do të përballet në orën 17:00 me Arabinë Saudite, për të hapur një kapitull të ri në Kupës së Botës. Siç e do tradita, një orë para zhvillimit të këtij takimi, në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, do të zhvillohet ceremonia hapëse, që do të jetë një skeptakël shumëngjyrësh për të gjithë të apasionuarit e lojës.

Sa i përket ndeshjes së parë të Grupi A, të dyja skuadrat vijnë nga një ecuri jo e mirë në sfidat e fundit. Rusia ka dështuar të marrë fitoren në 7 miqësore radhazi, ndërsa suksesin e fundit e ka shënuar në tetorin e kaluar, kur mposhti Korenë e Jugut. Nga ana tjetër, Arabia Sauditë është mundur në tri sfida radhazi përballë kundërshtarëve shumë të fortë si Italia, Peruja dhe Gjermania, po në miqësore.

Rusia nuk fiton në Botëror që nga viti 2002, ndërsa për Arabinë Sauditë suksesi i fundi në këtë turne madhor daton që në vitin 1994.

Pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë Rusia për mungesën e rezultateve, tifozët vendas besojnë se starti i Botërorit do të jetë pozitiv për ta, duke parë edhe emrin e kundërshtarit.

Është shumë interesant fakti që vendi organizator nuk ka humbur asnjëherë në ndeshjen hapëse të Botërorit: janë arritur 6 fitore të vendësve, ndërsa 3 takime të tjera janë mbyllur në barazim. Rusia në vitin 1970 ka barazuar 0-0 në takimin hapës të këtij evneti, në atë kohë si Bashkimi Sovjetik.

Formacionet e mundshme:

Rusia: Igor Akinfeev; Mario Fernandes, Fedor Kudryashov, Sergey Ignashevich, Yuri Zhirkov; Roman Zobnin, Daler Kuzyaev, Alan Dzagoev, Aleksandr Samedov, Aleksandr Golovin; Fedor Smolov

Arabia Saudite: Abdullah Al-Mayouf; Usamah Husawi, Omar Hosawi, Yasser Al-Shahrani, Mohammed Al-Barik; Abdullah Otif, Salman Al-Faraj, Yahya Al-Shihri, Taisir Al-Jassim, Salem Al Dosari; Fahad Al-Molad

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...