Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Dita e Brazilit dhe Kroacisë/ Dilema në sulm për Titen, sfidë e veçantë për Modric

Sot zhvillohen dy takimet e radhës të raundit të 1/8-ve në Kupën e Botës. Në fillim zbresin në fushë nënkampionet e Kroacisë, të cilët duhet të kalojën pengesën Japoni. Një sfidë e komplikuar dhe tepër e vështirë për djemtë e Zlatko Dalic.

Përballë tyre do të jetë kombëtarja aziatike, që i surprizoi të gjithë duke dalë e para në një grup ndaj Spanjës dhe Gjermanisë. Ndeshja fillon në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Al Janoub Stadium”. Kjo është hera e tretë që këto dy skuadra do të ndeshen në një Botëror.

Luka Modric po shijon Botërorin e katërt, që pritet të jetë edhe i fundit për mesfushorin fantastik. 37-vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në Gjermani 2006 ndaj Japonisë. Pas 16 vitesh rigjen sërish japonezët kundër me misionin për të udhëhequr skuadrën e tij drejt çerekfinaleve.

Në darkë është radha e rekordmenëve të Kupës së Botës. Brazili do të përballet me Korenë e Jugut për herë të parë në një sfidë zyrtare. Kombëtarja “Seleçao” e nis si favorite në “Stadium 974”, por koreanët e udhëhequr nga Son Heung-Min nuk kanë asgjë për të humbur dhe do tentojnë befasinë e madhe.

Tite i gëzohet rikuperimit të mbrojtësit Danilo, teksa në gjendje të mirë është edhe Neymar, por ylli i sulmit, i cili qëndron jashtë që prej dëmtimit të kaviljes në takimin e parë ndaj Serbisë, me shumë mundësi do e nisë ndeshjen nga stoli për të përfituar minuta gjatë zhvillimit të takimit.

Gabriel Jesus dhe Alex Telles e kanë mbyllur Botërorin si pasojë e dëmtimeve, ndërkohë që në sulmin e Brazilit ka balotazh midis Richarlison dhe Rodrygos. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përplasen mes tyre në çerekfinale.

https://twitter.com/i/status/1599152206225190913

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...