Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dita e derbit, në Air Albania luhet Partizani-Tirana, priten gola dhe spektakël!

E premtja është dita e derbit të kryeqytetit. Një derbi që si rrallëherë do të luhet pa tifozë. Në Air Albania në orën 20:45 të kësaj të premteje, Partizani me shumë probleme pret Tiranën që në javën e fundit ka patur më shumë vështirësi sesa në këto 8 muaj me Egbo në drejtim. Pikërisht me atë fitore ndaj Partizanit 1-2 në Air Albania në fazën e dytë të kampionatit nisi kthesa e madhe e bardhebluve në këtë sezon, të cilët janë shumë pranë titullit, pavarsisht humbjes ndaj Kukësit të hënën. Egbo me atë sukses në derbi siguroi vazhdimësinë në stolin e Tiranës ndërkohë që Partizani filloi pikatën dhe për momentin jo vetëm që ka dorëzuar kurorën e kampionit por është edhe jashtë zonës europiane.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në këtë sezon sëfundmi Partizani ka probleme edhe me COVID-19 pasi 5 lojtarë të Partizanit, përfshirë Dejan Boldor, Çinarin, Malën, Feratin dhe Koten,janë prekur nga koronavirusi, duke vendosur në diskutim edhe zhvillimin e kësaj sfide që gjithsesi do të luhet siç e përcakton rregullorja, me 5 futbollistët e prekur që do ta ndjekin nga shtëpitë e tyre do të qëndrojnë të karantinuar deri në shërimin e plotë. Parashikohet një derbi shumë i bukur i hapur dhe që pritet të prodhojë gola pasi të dyja skuadrat kanë nevojë për 3 pikët për të realizuar objektivat dhe barazimi nuk u vlen aspak sidomos Partizanit, pasi Tiranës do t’i shkonte përshtat edhe një pikë.

Partizani i do tre pikët për Europa League por edhe për t’u hakmarrë ndaj Tiranës për atë disfatë turpëruese 5-1 pak muaj më parë, ndërsa bardheblutë duan suksesin e tretë ndaj të kuqëve në këtë sezon për të blinduar titullin. Spektaklin dhe emocionet që përcjell kjo sfidë keni mundësi t’i “shijoni” vetëm në ekranin e Supersport duke filluar nga ora 20:45.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...