Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dita e kuqezinjëve, shënojnë Broja dhe Cikalleshi!(Video)

E shtuna ishte dita e sulmuesve shqiptarë me Armando Brojën dhe Sokol Cikalleshin që gjetën golat me skuadrat e tyre pas një mungese të gjatë. Titullar në fitoren 1-4 që arriti Vittesse në transfertën ndaj Emmen, Broja shkëlqeu me një gol dhe një asist. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ishte protagonist në minutën e 9-të kur asistoi Tannanen për golin e dytë ndërkohë që në minutën e 49-të Tannane i ktheu reston me Brojën që realizoi golin e tij të 6-të sezonal në Eredivisie me një goditje të bukur nga brenda zonës duke i çuar shifrat në 0-3 dhe duke vulosur suksesin e Vitessen në këtë transfertë të cilën skuadra nga Arnhemi e fitoi me shifrat përfundimtare 1-4. Me këtë sukses Vitesse barazoi përkohësisht Ajaxin në krye të renditjes në kuotën e 38 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR3IwS55n2v0v_Urg1LFPj7HwP8y4dbx92wJiNcjkho3a1TodZ5OxDHSSyE&v=8qzRdxMHCEM&feature=youtu.be

Shënoi golin e parë në këtë sezon të Superligës turke me fanellën e Konyaspor, Sokol Cikalleshi, gol që gjithsesi nuk i mjaftoi ekipit nga Konya për të evituar humbjen 2-3 ndaj Goztepe. Në minutën e 54-t, Cikalleshi i asistuar nga futbollisti tjetër me origjinë shqiptare Zymer Bytyqi rihapi sfidën duke realizuar golin e 1-2 dhe duke i shënuar ish skuadrës së tij Goztepe, por finalizimi i kuqeziut nuk mjaftoi me Konyaspor që në fund doli pa pikë pasi u mposht 2-3.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...