Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Dita e madhe erdhi, Tirana synon “historinë” ndaj Crvena Zvezdës!

Dita e madhe erdhi. Mbrëmjen e sotme në Air Albania, Tirana pret Crvena Zvezdën me misionin për të bërë historinë e futbollit shqiptar. Bardheblutë do të kërkojnë të përsëritin suksesin e Flamurtarit që më shumë se 3 dekada më parë eliminonte Partizanin e Beogradit. Përballë skuadrës së Emanuel Egbo në turin e dytë kualifikues të Champions League do të jetë Crvena Zvezda e Dejan Stankovic një skuadër që di vetëm të fitojë dhe vjen pas një sezoni super të suksesshëm në Serbi ku përveçse u shpall kampione kryeson bindshëm edhe sezonin e ri. Kjo është një sfidë që ka edhe nuanca nacionaliste dhe nëse do të luhej me tifozë problematikat mund të ishin të shumta, gjithsesi për shkak të pandemisë COVID-19, është një sfidë teke në Air Albania pa praninë e fansave dhe Tirana e Crvena janë të fokusuara vetëm te fusha e lojës, aty ku serbët do të kërkojnë të bëjnë detyrën pasi synojnë grupet e Championsit, ndërsa bardheblutë mrekullinë. Egbo pritet të hedhë në fushë formacionin fitues në Tbilisi edhe pse nuk duhet harruar që është rikuperuar Erjon Hoxhallari dhe diçka mund të ndryshojë në mbrojtje. Parashikohet një duel i nxehtë pasi kjo sfidë vlen një biletë për në turin e tretë të kualifikues të UEFA Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...