Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dita e të vërtetës te Juve, sot mbahet takimi Allegri-Agnelli

Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për Juventusin, pasi në qendrën stërvitore të skuadrës pritet të takohen trajneri Massimiliano Allegri dhe presidenti Andrea Agnelli, ndërsa në qendër të bisedës do të jetë pikërisht e ardhmja e klubit.

Kjo pasi duhet thënë se e ardhmja e Allegrit është ende në dyshim, për faktin se disa nga drejtuesit e lartë të bardhezinjve si Nedved dhe Paratici, po shtyjnë që të synohet një tjetër trajner për sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se Agnelli beson ende te Allegri, të cilin e konfirmoi edhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, por nuk duhet harruar as një ofertë e ardhur nga PSG-ja, në drejtim të trajnerit italian, që mund të ndryshojë skenarët.

Çështja e parë që pritet të bisedohet mes palëve, është ajo e kontratës së Allegrit, pasi aktualja përfundon verën e ardhshme, por tekniku këmbëngul për një rinovim me një pagë prej rreth 10 milionë eurosh në sezon.

Shumë do të varet edhe nga gatishmëria e Agnellit për të plotësuar këtë dëshirë të teknikut, ndërsa nëse arrihet marrëveshja për rinovimin, atëherë do të hapen një sërë kartash të tjera për diskutim, që lidhen me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Kjo pasi futbollistë si Dybala, Cancelo, Alex Sandro dhe ndonjë tjetër, nuk bëjnë më pjesë në planet e Allegrit dhe për të vijuar përpara, Juventusi duhet t’i shesë ata dhe të sjellë emra të tjerë, që preferohen nga tekniku.

Nga ana tjetër, Nedved dhe Paratici këmbëngulin se skuadra është mjaftueshëm e fortë dhe se nuk ka nevojë për revolucion, ndaj mbështesin më shumë një largim të Allegrit, sesa ndryshime të mëdha në organikë.

Në rast të një divorci të mundshëm mes palëve, emrat më të kuotuar për të marrë drejtimin e Juventusit, janë ata të Antonio Contes dhe Maurizio Pochettinos, me të parin që është i papunë dhe argjentinasin që pritet të largohet nga Tottenham pas finales së Champions Leagues.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...