Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dita e zyrtarizimit, detajet e akordit Bayern-Tuchel

Bayern Munchen do të drejtohet nga Thomas Tuchel në vazhdim. Drejtuesit e klubit gjerman shkarkuan Julian Nagelsmann dhe kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me ish-trajnerin e Chelsea.

Shtypi gjerman raporton se sot do të vijë zyrtarizimi i Tuchel në stolin bavarez. 49-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në vitin 2025 me rekordmenët e futbollit gjerman.

Tuchel do të debutojë në stolin e Bayernit përballë Borussia Dortmund, ish-skuadrës së tij. Der Klassiker do të zhvillohet më 1 prill në “Allianz Arena”.

Lexo edhe: 

Një duel i zjarrtë titulli që do të transmetohet si gjithmonë në SuperSport. Verdhezinjtë kryesojnë Bundesligën me një pikë më shumë se rivalët e Bayernit.

Ndërkohë, debutimi europian për Tuchel do të ndodhë më 11 prill. Bavarezët sfidojnë Manchester City për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League.

Trajneri gjerman ka drejtuar më parë skuadra si Chelsea, PSG, Borussia Dortmund dhe Mainz.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...