Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dita konfirmon largimin nga Skënderbeu: Çdo fillim e ka një fund, shpresoj që rrugët tona të ribashkohen!

Ajo që ka raportuar Supersport pak ditë më parë se Bruno Dita do ta vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës dhe se ndaj Partizanit do të luante sfidën e fundit me fanellën e Skënderbeut është konfirmuar edhe nga vetë futbollisti, që me një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas sfidës ndaj të kuqëve ka konfirmuar largimin e tij nga korçarët duke falenderuar presidentin, shokët e skuadrës dhe trajnerët që ka patur në këto 3 vite.

“Gjithmonë ndarja është e vështirë, por çdo fillim e ka një fund. Këto 3 vite aty janë momentet më të bukura të karrierës sime deri tani dhe unë nuk do i harroj kurrë çfarë kaluam së bashku. Dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, tifozerinë “Ujqërit e Dëborës”, që në çdo moment, të mire apo të keq, më kanë përkrahur vazhdimisht.

Një falënderim të veçantë kam për trajnerët e mi, Ilir Daja dhe Orges Shehi, që së bashku me ndihmësit e tyre më mësuan kaq shumë këto vite dhe më rriten profesionalisht si futbollist.Skënderbeu dhe Korça me njerëzit e saj të mrekullueshëm, do të jenë të gdhendura me shkronja të arta në zemrën time e do kenë një vend të veçante aty.

Shpresoj që rrugët tona të bashkohen përsëri një ditë, ja u dëgjofsha të mirën, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë shumë shpejt. Suksese SKENDERBE“, shkruan Dita.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...