Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ditë e lumtur”/ Salah rinovon, Liverpool e kthen në më të paguarin në histori

Momo Salah do vazhdojë të jetë pjesë e Liverpoolit. Sulmuesi egjiptian ka gjetur gjuhën e përbashkët me nënkampionët e Europës në lidhje me kontratën e re. 30-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me “The Reds”, teksa pas firmës së sotme do të qëndrojë në “Anfield” deri në verën e vitit 2025.

Pas zyrtarizimit, Salah u shpreh: “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar që të fitoj trofe të tjerë me Liverpoolin. Kjo është një ditë e lumtur për të gjithë. Kisha nevojë për pak kohë për t’u menduar, tani të përqendrohemi në atë që vjen më pas. Në pesë apo gjashtë vitet e fundit ekipi ka ardhur gjithmonë në rritje.

Sezonin e kaluar ishim afër fitimit të katër trofeve, por, fatkeqësisht, në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe. Mendoj se jemi në pozita të mira për të luftuar për gjithçka. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të qartë, të jemi pozitivë dhe të luftojmë për të fituar çdo trofe.

Nëse kthehem pas dhe mendoj kohën kur erdha këtu, klubi nuk po fitonte trofe, por unë deklarova se kisha ardhur te Liverpooli për të fituar. I kemi fituar disa trofe së bashku, dhe mendoj se do vazhdojmë të fitojmë. Kemi fituar shumë, kemi përjetuar edhe zhgënjime, por ky është futbolli”, deklaroi golashënuesi i nëntë më i mirë në historinë e klubit ishullor.

Gjashtë trofe ka fituar sulmuesi i djathtë me klubin historik anglez, mbi të gjitha Premier League (2020) dhe Champions League (2019), ndërkohë që ka humbur dy finale të Champions-it, të dyja kundër Real Madrid.

Salah u transferua nga Roma te Liverpool në verën e vitit 2017 dhe deri tani ka shënuar 156 gola në 254 ndeshje zyrtare. Akordi i ri e ka kthyer “Faraonin” në lojtarin më të paguar në historinë e klubit. Ai përfitonte 220 mijë paund në javë nga kontrata e vjetër, teksa pas firmës së sotme paga e tij ka shkuar në 350 mijë paund në javë!

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...