Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ditë intensive te Interi, pritet firma me mesfushorin italian

Ditë intensive te Interi
Ditë intensive te Interi

E premtja do të jetë një ditë intensive merkatoje për Interin, që pritet të kompletojë shitjen e mesfushorit kroat Marcelo Brozovic te arabët e Al Nassr për shifrën e 23 milionë eurove, me 31-vjeçarin që do të firmosë për tre sezone në skuadrën ku luan Cristiano Ronaldo.

Por nuk përfundon me kaq, pasi drejtuesit e Interit dhe ata të Sassuolos kanë planifikuar një takim në Rimini, ku me shumë gjasë do të kompletojnë edhe transferimin e Davide Frattesint te zikaltrit.

Mes palëve ka një akord paraprak për blerjen e mesfushorit për 23 milionë euro, plus kartonin e sulmuesit të talentuar Samuele Mulattieri, teksa vetë dëshira e Frattesit është ajo e transferimit në Milanon zikaltër dhe këtë e ka bërë të qartë disa herë.

Lexo edhe:

Tashmë me paratë e Brozovic, drejtuesit e Interit duan të kompletojnë sa më shpejt transferimin e Frattesit, në mënyrë që të shmangin ankandin me klube të tjera italiane si Roma e Milani, që janë gati të përfitojnë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...