Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ditë miqësoresh, Teuta barazon me Kastriotin, Skënderbeu dominon Bylisin

Teuta-Kastrioti         1-1

Edhe këtë të shtunë kanë vijuar ndeshjet miqësore për disa nga skuadrat e Kategorisë Superiore, që i vijojnë përgatitjet në Shqipëri. Skuadra e Teutës, forcë e tretë e kampionatit dhe me ambicie maksimale në këtë sezon ka barazuar 1-1 në testin me Kastriotin, që mbyll tabelën e klasifikimit. Krutanët, tashme me Bledar Devollin në stol, kaluan në epërsi në pjesën e parë me Vatnikajn, ndërsa në pjesën e sytë për “Djemtë e Detit” barazoi Sidibe.

Skënderbeu-Bylis    4-1

Po në Durrës, pikërisht në kompleksin “Tropikal”, Skënderbeu mposhti 4-1 Bylisin. Spikati në këtë në takim 23-vjeçari i sapombërritur te Skënderbeu, Elmir Asani, që shënoi golin e parë që në minutën e pestë, ndërsa autorët e golave të tjerë të bardhekuqve ishin Muzaka (11-m), Dita dhe Otto John.

Skënderbeu: Teqja, Radas, Kabba, Lulaj, Abazi, Guedj, Dita, Muzaka, Gripshi, Asani, Krasniqi.

U aktivizuan: Dajsinani, Gavazaj, Ajzeraj, Aliti, Otto John, Guindo, Mara, Hoxhaj, Isufi.

Flamurtari-Flamurtari U-19   8-0

Flamurtari ndërkohë triumfoi thellë 8-0 në sfidën brenda shtëpisë me skuadrën e 19-vjeçarëve. Golat për ekipin e Dajës i shënuan Musta (2), Ribaj, Batha (2) Useini, Mustafa, Haruni.

Flamurtari: Kolici, Siljanovski, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Mustafa, Useini, Batha, Torassa, Ribaj, Musta.

U aktivizuan: Qirko, M. Qarri, J. Qarri, Ymeraj, Liçaj, Muçollari, Diamanti, Haruni, Ziaj (Veliu , Busic, Calé , Alla, Maze dhe Beqaj kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar).

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...