Është ditë prezantimesh te Bylisi. Klubi ballshiot ka zyrtarizuar këtë të diel, pak orë para ndeshjes së radhës, tre lojtarë. Më i rëndësishmi është pa dyshim Mevlan Adili, i cili ka spikatur një sezon më parë te Vllaznia.
Ergi Hodo pjesë e Akademisë së Bylis, përfshihet në planet e skuadrës së parë si një element me perspektivë, duke lidhur një marrëveshje afatgjatë. Hodo ka luajtur më parë edhe me Bylisin U-19 dhe Bylis U-21!
Gjithashtu, Vasil Zhongo, qendërmbrojtësi shtatlartë, rikthehet pas dy sezoneve në Ballsh. Zhongo, 23-vjeçar rikthehet te Bylisi pas aventurave te Trikalla në Greqi, si dhe në USA.
