Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ditë të nxehta te Juventus, Ronaldo jep miratimin për rikthimin e Allegrit

Juventus po kalon ditë të nxehta, pasi të mërkurën është ndeshja direkte për një vend në zonën Champions me Napolin, nga e cila do të varet jo pak edhe fati i trajnerit Andrea Pirlo, projekti dhe puna e të cilit nuk po bindin drejtuesit e klubit bardhezi.

Presidenti Agnelli është duke bërë gati edhe planin B, që është shkarkimi i menjëhershëm i Pirlos në rast se nuk fitohet ndeshja ndaj Napolit, teksa emri favorit për të marrë drejtimin është ai i trajnerit që fitoi 5 tituj kampionë radhazi me bardhezinjtë, Massimiliano Allegri.

Konfirmimi vjen edhe nga e përditshmja spanjolle “Don Balon”, sipas të cilës numri një i bardhezinjve ka folur për çështjen e ndryshimit të trajnerit edhe me liderin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili nga an tjetër ka dhënë miratimin për rikthimin e Allegrit në pankinë.

Tekniku italian pati fatin të punojë vetëm një sezon me yllin portugez, pasi në verën e 2019-ës Agnelli vendosi ndërprerjen e bashkëpunimit me Allegrin, për të afruar në pankinë Sarrin, por eksperienca e këtij të fundit zgjati vetëm një sezon.

Natyrisht rikthimi i Allegrit është vetëm një nga planet rezervë të drejtuesve të Juventusit, por që mund të vihet në zbatim shumë shpejt, duke qenë se rezultatet e skuadrës nën drejtimin e Pirlos nuk bindin askënd në Torino.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, dalja nga gara për titull dhe mbi të gjitha mungesa e një identiteti loje, kanë bërë që në klubin bardhezi të planifikojnë të ardhmen pa Pirlon, që vetëm në rast fitoreje ndaj Napolit do të ketë mundësi të mbyllë sezonin në pankinën e Juves.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...