Kategoria Superiore

“Ditët pa futboll, planet për të ardhmen dhe idhujt”, Nwabueze rrëfehet në “FanZone”

Sulmuesi amerikan i Laçit, Kyrian Nwabueze, i cili është njëkohësisht edhe golshënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, ishte i ftuar sot në emisionin “FanZone” në SuperSport 1, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në panel, por edhe atyre të dërguara nga publiku në Facebook.

Ambientimi në Shqipëri… – Sigurisht Amerika është shumë e madhe dhe këtu një vend i vogël, por gjithsesi kaloj mirë. Më pëlqen jetesa këtu.

Situata e krijuar nga Covid – 19… U kontaktova nga Ambasada Amerikane për të ikur, por nuk arrita dot afatin dhe mbeta këtu. Megjithatë po kaloj mirë dhe për fat të mirë këtu rreziku është më i vogël, për shkak edhe të izolimit që është bërë.

Stërvitja… – Brenda në shtëpi nuk ke shumë mundësi të stërvitesh, por gjithsesi po ushtrohemi sa të mundemi për të mbajtur trupin në formë.

Raporti mes golave dhe asisteve… – Sulmuesi është për të shënuar gola, por unë e di që kam dobësi në asistim dhe po punoj për t’u përmirësuar edhe në këtë drejtim.

Skuadrat më të mira në Shqipëri… – Partizani ka lojtarë që vendosen shumë mirë taktikisht, ndërsa edhe Tirana ka një skuadër mjaft të mirë. Do të zgjidhja këto të dyja.

Ëndrrat për të ardhmen… – Unë dua të ngjis hapat një nga një dhe të shoh përpara. Do të doja që në fund të sezonit të ndërroj ligë dhe të luaj në një kampionat më të fortë, por për t’ia dalë, duhet të bëj detyrën time te Laçi.

Idhujt në futboll… – Ronaldinho për nivelin shumë të lartë teknik dhe gjithë aftësitë e tij në kontrollin e topit, dhe Samuel Eto’o që është një kampion i lindur, që ka fituar kudo ku ka luajtur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency