Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dixhitalizimi i FSHF-së, Duka takon ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite

Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe një pjesë e stafit të FSHF-së, zhvilluan një takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite në lidhje me nisjen e bashkëpunimit për dixhitalizimin e mëtejshëm të FSHF-së.

Federata e Futbollit të Arabisë Saudite është një ndër federatat që ka bërë investime të rëndësishme në këtë drejtim, duke zhvilluar dhe implementuar një sistem të plotë teknologjik. Që përfshin të gjitha proceset administrative dhe sportive që kryhen nga çdo federatë në një ekosistem të vetëm.

Duke lehtësuar ndjeshëm punën dhe duke ndihmuar në përmirësimin e të gjithë proceseve të federatës. Por edhe të klubeve anëtare që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

Gjatë takimeve disa ditore që grupi i punës i ardhur nga Arabia Saudite kreu me ekipin drejtues dhe ekspertë nga FSHF, u bë një prezantim i detajuar i situatës aktuale. Por edhe hapave që federata ka ndërmarrë gjithë këto vite në këtë drejtim.

Lexo edhe: 

Nga ana tjetër u prezantua me detaje ekosistemi dixhital i zhvilluar dhe implementuar nga Federata Arabe dhe disa federata të tjera. Palët u dakordësuan për një plan pune disa mujor me qëllim mbledhjen e të gjithë informacionit të nevojshëm nga të dyja palët.

Me një program të detajuar të hapave të ardhshëm të këtij bashkëpunimi shumë të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen dixhitale të federatës.

Duka theksoi se ky bashkëpunim dhe këto zhvillime teknologjike përveç organizimit të proceseve të brendshme të federatës, e kanë dhe duhet ta kenë fokusin te zhvillimi teknologjik.

Si dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe të dhënave që gjenerohen nga këto sisteme, nga ana e të gjithë klubeve dhe pjesëmarrëseve në garat e organizuara nga FSHF. Duke i ndihmuar të rrisin më tej zhvillimin dhe organizimin e tyre.

Në muajt në vijim procesi do të vazhdojë me takime të tjera në nivel ekspertësh, me vizita të ndërsjellta, me organizimin e workshopeve dhe trajnimin e nevojshëm të të gjithë faktorëve që janë pjese e këtij procesi.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...