Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Djajtë e Kuq” gati kontratën e re, por Fernandes do projekt ambicioz

Bruno Fernandes është pa dyshim figura kryesore e Manchester United që kur u transferua në “Old Trafford” në janar të vitit të kaluar. Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, te impresionuar nga impakti që ka patur portugezi në formacionin e Ole Gunnr Solskjaer, janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re me pagë 200 mijë sterlina në javë, por duket se 26-vjeçari nuk është i bindur për ta hedhur këtë hap. Fernandes e lidh të ardhmen e tij në Manchester me projektin e klubit, pra me blerjet që do të planifikohen në sesionet e ardhshme të merkatos.

Mesfushori ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ole Gunnar Solskjaer këtë sezon dhe klubi po punon për ta lidhur në një marrëveshje të re afatgjatë, që zgjat pesë vjet.

Mesfushori është një nga “yjet” e ekipit të parë më pak të paguar tek United, pavarësisht paraqitjeve të tij të mrekullueshme që kur u në “Djall i Kuq”.

Aktualisht Fernandes përfiton 100 000 stërlina në javë dhe qëndron me diferencë pas më të paguarve te Mancheser United, David de Gea (375 000 stërlina në javë) dhe Paul Pogba (290 000 stërlina në javë).

Kontrata që ai nënshkroi janarin e kaluar vlen për pesë vjet e gjysmë me mundësinë e një zgjatjes edhe një sezon tjetër. United thuhet se është gati t’ia dyfishojë pagën e tij standarde, plus bonuset, bazuar te performanca e tij dhe arritjet sportive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...