Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Djajtë e Kuq” kontaktojnë me Wanda Naran, ja pse mund të kryhet transferimi i Icardit

E ardhmja e Mauro Icardit mund të jetë në Angli te Manchester United. Sulmuesi argjentinas, pjesë e PSG-së aktualisht, por jashtë planeve të trajnerit Galtier, po kërkon një destinacion të ri. Nga Argjentina TycSports shkruan se “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për ish-sulmuesin e Interit, pasi hoqën dorë nga Marco Arnautovic. Man. United mund të humbasë edhe Marcus Rashford, për të cilin ka interesim konkret nga PSG.

Media në fjalë shkruan se drejtuesit e “Djajtë e Kuq” kanë nisur kontaktet me Wanda Naran, bashkëshorten dhe menaxheren e Mauros, e cila është shprehur se kërkesat për “klientin” e saj janë të shumta. Në fakt, duket shumë e vështirë që të ketë shumë ekipe të intersuara për faktin se paga e Icardit është shumë e lartë.

Interesi i PSG-së për Rashford mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje edhe për Icardin, për të cilin thuhet se mund të transferohet edhe të Monza në Serinë A apo tek Galatasaray në Turqi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...