Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë “harruar” holandezin, ja kur pritet të rikthehen në sulm

BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 31: Frenkie De Jong of FC Barcelona is challenged by Sergi Darder of RCD Espanyol during the LaLiga Santander match between FC Barcelona and RCD Espanyol at Spotify Camp Nou on December 31, 2022 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Gazeta angleze “Manchester Evening News” dhe e përditshmja sportive katalanase “Sport” këmbëngulin se Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për holandezin Frenkie de Jong. “Djajtë e Kuq” do t’u kthehen bisedimeve për holandezin në përfundim të sezonit, pra gjatë merkatos së verës.

Mesfushori 25-vjeçar holandez, i formuar fillimisht nga Willem II para se t’i bashkohej Ajaxit, vazhdon të jetë zgjedhja e trajnerit Erik Ten Hag për të përforcuar sektorin mesfushës, ku do të formonte një dyshe qendre të lakmuar me Casemiron, për t’u dhënë më shumë hapësira në fazën sulmuesi portugezit Bruno Fernandes.

Frenkie de Jong ka kontratë me “blaugranat” deri në qershor të vitit 2026. Për kartonin e tij, që i përkiste Ajaxit, Barcelona shpenzoi plot 86 milionë euro. Këtë sezon ai ka luajtur 1603 minuta të shpërndara në 23 ndeshje zyrtare, me 2 gola të shënuar dhe një asistim.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...