Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Djajtë” pas Rrahmanit, flet agjenti Aliaj: Mbrojtësin e kërkojnë shumë klube!

Amir Rrahmani është shndërruar në një nga liderët e prapavijës së Napolit në këtë sezon. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka koleksionuar 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet me të kaltrit ndërsa me italianët ëndërron të fitojë titullin kampion që do të ishte një arritje e madhe për karrierën e ish-futbollistit të Partizanit.

Megjithatë, edhe nëse nuk fiton trofe me Napolin, sërish e ardhmja për 28-vjeçarin duket të jetë e shndritshme pasi kanë nisur edhe thashethemet e para të merkatos të cilat bëjnë të ditur se Manchester United është një nga klubet që kërkon të sigurojë shërbimet e lojtarit shqiptar në merkaton e verës.

Në lidhje me interesin e “Djajve të Kuq” foli edhe menaxheri i Rrahmanit, ish-futbollisti i Shqipërisë, Adrian Aliaj i cili nuk e pranoi, por as nuk e mohoi emrin e Manchester United. Aliaj u mjaftua të theksonte se për Rrahmanin ka kërkesa të shumta, ndërsa shtoi se synimi i lojtarit është të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Për Amir Rrahmanin ka interes nga shumë klube, por lojtari është nën kontratë me Napolin dhe mbi të gjitha ndihet mirë aty. Rrahmani kërkon të luajë në Champions League dhe Napoli është shumë pranë që ta realizojë këtë objektiv”, u shpreh Aliaj për Gazeta Blic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...