Davide Ancelotti ishte në pankinë, pranë babait të tij, në derbin e Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe Atléticos së Madrid. Djali i trajnerit të “Los Blancos” u pa shumë aktiv në stol. Diçka e zakonshme tek ai. Në Itali dhe Angli është përhapur lajmi se Davide është një opsion për stolin e Evertonit. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, largimi i tij do të jetë i mundur vetëm nëse drejtuesit e Realit japin miratimin.
“Toffees” e njohin Daviden që nga koha e Carlo Ancelottit tek Evertoni. Ata kanë kujtime të mira nga djali i trajnerit veteran, që duket se ka mësuar shumë nga i ati.
Lexo edhe
Më të mirët 2022 “live” në SuperSport/ Të nominuarit për çmimet e FSHF-së
Futbollistët më të shpejtë në botë, Broja “djeg” disa emra të rëndësishëm
Braziliani në burg për sulm seksual, modelja e njohur e “fshin” nga jeta e saj
Ivana thuajse “natyrale”, fotot e fundit “tërbuan” fansat
Sipas shtypit italian, djali i Ancelottit nuk është opsioni i parë. Argjentinasi Bielsa është avantazh në këtë garë, ku është edhe Sean Dyche, ish-menaxheri i Watfordit dhe Burnley-t.
