Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Djali i “ish”-it të Realit surprizon spanjollët, zgjedh kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe

Michel Salgado luajti dhjetë sezone me Real Madrid, ekip me të cilin fitoi 4 La Liga dhe 2 Champions League. Ish-mbrojtësi i djathtë spanjoll, i cili veshi 63 herë fanellën e kombëtares spanjolle, ka edhe djalin futbollist.

Miguel Angel Salgado Sanz është 17 vjeç dhe aktivizohet si sulmues. Ai është pjesë e ekipit U19 të Pacos Ferreira në Portugali, ndërkohë që ka marrë një ftesë nga kombëtarja U20 e Emirateve të Bashkuara Arabe!

Ky lajm është bërë viral ne mediet spanjolle, ndërkohë që adoleshenti do të luajë në 3 takimet miqësore të UAE, që po përgatitet për Kupën e Azisë.

Miguel Sanz ka marrë pasaportën e Emirateve të Bashkuara Arabe, kombëtare të cilin ka zgjedhur ta përfaqësojë në vazhdimësi. “Të uroj gjithë të mirat bir, shijoje çdo moment”, shkruan ish-lojtari i Realit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...