Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Djalli” kërkon shpëtim ndaj Fiorentinës, Giampaolo luan të ardhmen

Pa u mbushur ende as tre muaj e gjysmë nga emërimi, befas vazhdimësia e Marco Giampaolos si trajner i Milanit filloi të vihet shpejt në dyshim. Pas disfatës në Friuli, në takimin hapës, kuqezinjtë ndonëse, pa shumë shkëlqim, siguruan 6 pikë ndaj Brescias dhe Veronas, sidoqoftë edhe ai pak entuziazëm u zhduk shpejt, pas humbjes së merituar në derbi dhe përmbysjes që ekipi i Giampaolos pësoi të enjten në mbrëmje në Stadiumin Olimpik të Torinos, nga skuadra granata, pas dy golave të shënuar nga Belotti në 20′ e fundit të ndeshjes.

Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është në orën 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, me Fiorentinën, skuadër që, ndonëse renditet më poshtë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A nuk ka fare probleme në aspektin e lojës. Përkundrazi nëse ekipi i Milanit është shfaqur pa identitet, pa shumë karakter dhe me një formacion ku mungon harmonia ndërmjet reparteve, te skuadra vjollcë vihet re krejtësisht e kundërta. Nën drejtimin e ish-trajnerit të Milanit Vincenzo Montella ekipi toskan luan shumë më mirë, por klubit nga Firenze i mungojnë rezultatet, e për pasojë në tabelën e renditjes skuadra e Fiorentinës pozicionohet vetëm në vendin e 15-të, madje edhe me një pikë më pak se sa ekipi kuqezi.

Skuadra vjollcë frenoi kampionët në fuqi në “Artemio Franchi”, por shpërdoroi epërsinë e dy golave në Bergamo, teksa pësoi dy gola nga Atalanta pikërisht në 10′ e fundit të takimit. Te vendasit do të mungojnë Caldara dhe Paqueta, ndërsa përpara trajneri Giampaolo duhet të vendosë për balotazhin ndërmjet kroatit Ante Rebic dhe sulmuesit tjetër Rafael Leao, sidoqoftë skuadra e Milanit rrezikon ndjeshëm, duke patur parasysh që Fiorentina në “San Siro” në tetë përballjet e fundit ndërmjet tyre ka fituar plot katër herë.

Mbrëmja rezervon dy sfida interesante. Kështu në kampionatin spanjoll, në orën 21:00, Sevilla do të masë forcat në Andaluzi me ekipin e Real Sociedadit, ndërkaq po në të njëjtën orë, në Le Championnat në “Orange Velodrome” do të luhet edhe takimi Marseille – Stade Rennais.

Në Holandë radhën për të zbritur në fushë e ka ekipi i PSV Eindhovenit, që do të përballet në orën 14:30 jashtë fushe me Zwollen, ndërsa në orën 16:45 në Rotterdam do të zhvillohet takimi Feyenoord – Twente.

Në orën 17:30 në Angli Leicester City ka një rast të shkëlqyer për të marrë 3 pikët e radhës, teksa do të presë në “King Power Stadium” një kundërshtar si Newcastle United, sidoqoftë në Supersport nuk do të mungojnë as sfidat e Bundesligës. Fillimisht në orën 15:30 Fortuna do të presë në Dusseldorf ekipin e Freiburgut, ndërsa në orën 18:00 në “RheinEnergie Stadion” Kolni dhe Hertha e Berlinit do të kërkojnë patjetër 3 pikët për t’iu larguar “zonës së ftohtë”, ndeshje të cilat gjithë të apasionuarit e kampionatit gjerman do të kenë mundësi për t’i ndjekur si zakonisht nëpërmjet Kanalit Eurosport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...