Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Djalli” para provës “Olympiakos”, sfida të lehta për Arsenalin e Chelsea-n

Një tjetër mesjavë emocionuese në Supersport, që do të transmetojë 8 sfidat më të rëndësishme si dhe golat direkt të raundit të dytë të ndeshjeve në grupe të Europa League.

Në orën 18:55, përballja që tërheq më shumë vëmendjen për opinionin sportiv është pa dyshim Milan-Olympiakos, që do të luhet në “San Siro”. Kuqezinjtë morën një fitore pa shkëlqim dy javë më parë në fushën e Dudelange, duke ngjallur shumë dyshime për forcën e tyre në këtë kompeticion, ndërsa skuadra nga Pireu barazoi 0-0 në shtëpi me Betisin. Për “Djallin” kjo është provë e vërtetë në Grupin F, ku ende ka dyshime për skuadrat që janë favorite për të vijuar më tej. Në të njëjtën orë, skuadra spanjolle do të presë Dudelange, që vështirë se do të mund t’i bëjë ballë furisë vendëse.

Një tjetër emër i madh i futbollit europian, Arsenali, zbret në fushë në orën 18:55, pikërisht përballë Qarabagut në transfertë. Mbetet për t’u parë në Ansi Agolli do të preferohet nga trajneri i vendëse ndaj “Topçinjve” në këtë sfidë të Gripit E, që nuk do të mungojë në ekranin e Supersport. Takimi tjetër i këtij grupi është Vorskla Poltava-Sporting, ku vendasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë pikët e para.

Rosenborg-Leipzig dhe Salzburg-Celtic, që i përkasin Grupit B, janë dy takimet mjaft interesante të përzgjedhura për t’u transmetuar nga Supersport në orarin e parë të ndeshjeve. Skuadrat pritëse kanë pësuar humbje në takimet e dy javëve më parë, ndaj nuk kanë rrugë tjetër veçse të synojnë maksimumin për të patur shanse të mira për kualifikimin.

Në orën 18:55 do të zhvillohen gjithashtu Bayer Leverkusen – AEK Larnaca dhe Zyrih – Ludogorets të Grupit A, si dhe Zenit -Slavia Prague e Bordeaux – Copenhagen në Grupin C

Në orën 21:00 vjen radha e Chelsea-t, që vështirë se mund të gabojë përballë hungarezëve të MOL Vidi, në “Stamford Bridge”, takim që do të transmetohet nga Supersport, ndërsa Bate Borisov-PAOK konsiderohet një sfidë direkte për vendin e dytë Grupin L, ku Chelsea duket se është i pakonkurrueshëm.

Në Grupin G zbret në fushë Glasgow Rangers, që do të presë në “Ibrox Stadium” Rapidin e Vjenës, rivalin e madh për dy vendet e para, që të kualifikojnë për raundin tjetër. Tifozët shqiptarë presin të shohin në fushë Eros Grezdën, që u ble nga ekipi që drejtohet nga Steven Gerrard për të bërë diferencën në sulm. Në këtë grup luhet gjithashtu Spartak i Moskës-Villareal, ku vendasit do të synojnë me çdo kusht fitoren për të harruar sa më parë humbjen me Rapidin.

Me mjaft kërshëri pritet përballja mes Eintrachtit të Frankfurtit dhe Lazios në Grupin H. Jo vetëm për faktin që në radhët e bardhekaltërve luajnë portieri shqiptar, Thomas Strakosha, dhe mesfushori i Kosovës Valon Berisha, por sepse të dy rivalët e kanë nisur me fitore fazën e grupeve, ku pa dyshim spikati suksesi 1-2 i gjermanëve në fushën e Olimpique Marseilles, ndërsa italianët u mjaftuan me rezultatin 2-1 ndaj Apollonit. Në takimin tjetër Apollon-Marseille, luhet për pikët e para në grup, ku sigurisht është e vështirë të bësh pariashikime

Nuk mungon në Supersport as Krasnodar – Sevilla, me dy kryesuesit e Grupit J që synojnë shkëputjen ndaj rivalëve, për t’i menaxhuar me më shumë qetësi takimet e ardhshme. Po në këtë grup luhet në Belgjikë St Liegge – Akhisar.

Në fakt, ndeshja e parë e ditës, do të zhvillohet që në orën 16:50, mes Astanës dhe Rennes në Grupin K, ku Dinamo e Kievit do të vizitojë Jablonecin në orën 21:00.

Ndërsa në Grupin po në 21:00 përplasen Malmoe – Besiktas dhe Sarpsborg 08 –Genk.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...