Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Djarmati, i propozuar nga Rijeka: Do të jetoj në Shkodër, më ka ndryshuar jeta 360 gradë

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, gjatë prezantimit të drejtorit të ri sportiv, Matko Matko Djarmati, zbuloi se ky emërim ka lidhje me binjakëzimin e klubit shkodran me Rijekën në Kroaci.

“Ky bashkëpunim erdhi si binjakëzim me Rijekën në Kroaci. Ky ishte një propozim i tyre dhe, duke dëgjuar planin e tij, vendosëm për të. Uroj dhe shpresoj që të jetë fillim i mbarë, sepse nga sezoni i ardhshëm kemi plane konkrete për në Europë”.

Djarmati duket se e ka marrë shumë seriozisht detyrën e re. Kjo kuptohet nga fjalët e tij në prezantim.

“Të paktën, një herë në javë do të jemi bashkë në komunikim. Me gazetarët do të jemi korrektë, sepse pa ju klubi i Vllaznisë nuk është i madh. E di ku kam ardhur dhe këto tri ditë që jam në Shkodër më ka ndryshuar jeta 360 gradë. E ndiej peshën e fanellës dhe jam gati për këtë detyrë. Kam ardhur nga propozimi i Rijekës këtu, për një qëllim sportiv.

Do të provoj të finalizoj objektivat. Po presim përgjigje nga bordi i Rijekës, por brenda kontratës duhet të ndryshojnë gjërat dhe të kemi propozime konkrete. Klubi më ka gjetur apartament dhe kam katër ditë që jetoj në Shkodër”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...