Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Djarmati: Objektiv, pjesëmarrja në Europë, me Teutën s’është vendimtare

Vllaznia kërkon ta harrojë humbjen me Tiranën në “Loro Boriçi” me një sukses të mundshëm përballë Teutës në “Niko Dovana”. Drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati, theksoi se janë analizuar me kujdes gabimet e sfidës së kaluar.

“Do të provojmë ta zgjidhim këtë situatë, kemi diskutuar rreth 1 orë e gjysmë, besoj se e dimë ku është problemi. Do të përpiqemi të zgjidhim problemin dhe të vazhdojmë në rrugën që ishim deri më tani. Edhe psikologjikisht ekipi nuk i është përgjigjur përgatitjeve që kemi bërë ndaj Tiranës, por edhe në aspekt teknik kemi pasur disa mungesa që do të zgjidhen në stërvitje.”

Prurjet e janarit: “Kemi sjellë 3 lojtarë në ekip. Po shikojmë që edhe ekipet e tjera po implementojnë lojtarët e rinj në skuadër. Edhe ne nuk donim të prishnim grupin që kishim ndërtuar. Këta lojtarët e rinj duan pak kohë. Besoj nga nesër njëri nga ata do të jetë në fushë.

Me Teutën, jo vendimtare: “Nuk është vendimtare, ka edhe 15 javë deri në fund të kampionatit. Me një rezultat pozitiv ka mundësi ekipi të rritet psikologjikisht. Pastaj besoj do të jemi në shinat që ishim para 10 javë.”

Pozicioni i Brdaric: “Deri tani nuk kemi diskutuar fare këtë çështje. Me sponsorin kishim një takim, nuk kemi përmendur asnjë ndryshim.”

Kupa, objektiv: “Absolutisht jemi favoritë, luajmë ndaj një skuadre që vjen nga kategoria më poshtë në stadiumin tonë, çdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjyes. Deri në Kupë kemi 2 ndeshje kampionati. Do të provojmë të bëjmë maksimumin në të 2 kompeticionet. Që kur kam ardhur ditën e parë kam thënë që objektiv kemi Kupat e Europës. Ky është objektivi i klubit. Shpresoj që sa më shpejt të dalim nga kjo krizë rezultatesh dhe të vazhdojmë atje ku pretendoj unë, trajnerët dhe drejtuesit. Nëse vjen një shans tri javë para fundit të kampionatit, patjetër që do të jetë një synim.

Aleancat: “Ne nuk ndryshojmë dot gjë. Kanë bërë aleanca apo jo s’është në dorën tonë. Nuk kemi frikë asnjë, por duhet të kemi kujdes. Në dorën tonë është ndeshja kundër Teutës, Kukësit, apo Bylisit në Shkodër. Është në dorën e FSHF-së  të reagojë nëse ekzistojnë aleanca.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...