Kategoria Superiore

Djarmati: Statistikat janë kundër nesh, por e mposhtim Kukësin!

Pas duelit ndaj Teutës në të cilin rrëmbeu një pikë pas një barazimi pa gola, Vllazninë e pret një tjetër ndeshje shumë e vështirë, pikërisht ajo ndaj Kukësit, të dielën në Loro Boriçi. Në konferencë për shtyp përpara kësaj sfide doli drejtori teknik i shkodranëve, Matko Djarmati i cili analizoi kundërshtarin e radhës, ndërsa në lidhje me procesin e privatizimit nuk zbuloi asgjë.

HISTORIA KUNDËR VLLAZNISË – “Statistikat janë thjesht një numër. Historia e Vllaznisë kurrsesi nuk mund të krahasohet me atë të Kukësit, është e pakrahasueshme. Me statistika dhe gjithçka tjetër jemi shumë herë më lart sesa Kukësi. Nëse flasim për Kukësin e ri, të këtyre 10 viteve të fundit, padiskutim që është një investim kolosal nga presidenti i vet, por besoj se me këtë nisje që i kemi bërë kampionatit, jemi diçka më përpara se kundërshtari ynë”.

KUNDËRSHTARI – “Nuk kemi të bëjmë më me atë skuadrën me 10 lojtarë me të cilët ka luajtur në ndeshjen e parë. Ka gjetur edhe portierin, një djalë të ri, Tafajn, i cili nga portier i tretë tashmë është portier i parë. Ka konsoliduar mbrojtjen, ndonëse nuk kanë këtë radhë Horiç, por kanë lojtarë të tjerë të mirë në këtë repart.Kanë një sulm të frikshëm me Ibrahimin, Taipin, Limajn, Leira, një brazilian shumë i lezetshëm, por besoj se edhe ne jemi gati. E kemi studiuar shumë mirë kundërshtarin, unë, trajneri dhe gjithë lojtarët, e njohim formacionin e Kukësit, e dimë mënyrën si luan ai, jemi të gatshëm dhe padyshim favoritë për të fituar sepse luajmë në shtëpi”.

NISJA E PROCESIT TË PRIVATIZIMIT – “Ky është një lajm i mirë për klubin dhe besoj se do të jenë drejtuesit e tjerë të klubit që do të flasim për këtë çështje. Për mua nuk ndryshon asgjë. Jam tërësisht i fokusuar tek Kukësi nesër, tek Bylisi javën tjetër, vetëm këtu jam i përqendruar. Unë që ditën e parë kur kam ardhur këtu, kam dashur të flasë vetëm për sport dhe asgjë tjetër dhe do provoj ta izoloj edhe skuadrën nga kjo gjë”.

MUNGESAT – “Kjo është hera e parë që nuk do ta fillojmë një ndeshje kampionati me një 11-she stabël. Por, në adresën time ka patur shumë kritika pse kisha sjellë 15 lojtarë në skuadër. Kjo është arsyeja pse kemi sjellë 15 lojtarë dhe kemi ndërtuar një ekip me 25 lojtarë, që në çdo moment, sa herë të ketë ndryshime, të mos ketë ulje të nivelit të lojës. Nesër nuk do të kemi Isaevskin dhe Da Silvën, por unë nuk besoj se do të ndihet mungesa e tyre”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency