Tenis

Djokovic-Agassi, bashkëpunimi mbyllet me dështim

Mbyllet me dështim bashkëpunimi Novak Djokovic – Andre Agassi, pas një periudhe tepër të errët të ish-numrit 1 të botës, që me sa kuptohet nuk është në gjendje të ndalë dot rënien e shpejtë dhe krizën e thellë të rezultateve. 10 muaj më parë shumë vetë rendën menjëherë për ta konsideruar si “kryevepër” idenë për të bërë bashkë Nolen me tenistin e famshëm nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë marrëdhënia ndërmjet tyre nuk u ngrit kurrë deri në nivelin e shumëpritur.

Majin e vitit të kaluar si Djokovic ashtu edhe Agassi filluan të bashkëpunojnë plot entuziazëm, sidoqoftë 10 muaj më pas bilanci i 30-vjeëarit serb është tepër negativ, pasi gjatë kësaj periudhe Nole numëron vetëm një turne të fituar gjithsej, në Eastbourne në Britaninë e Madhe në fushat me bar, ku mundi në finale në vetëm dy sete francezin Gael Monfils, madje edhe në atë turne Djokovic nuk u këshillua aspak me ish-tenistin amerikan, pasi “Aegon International” nuk bënte pjesë në listën e turneve ku Agassi do të duhej të jepte ndihmesën e tij.

Për hir të së vërtetës, Andre Agassi u emërua që në fillim në rolin e superkëshilltarit, vetëm për aktivitetet e rëndësishme, gjithsesi, dy ish-numrat 1 të botës u panë bashkë vetëm në disa raste, pasi 30-vjeçari serb për pjesën më të madhe të kohës u persekutua nga problemet fizike. Mbi të gjitha Djokovic dhe Agassi kishin shumë mendime të ndryshme, gjë që u kuptua më së miri edhe nga vetë deklarata e 48-vjeçarit nga Nevada për ESPN, ku Agassi shpjegoi se përpoq me të gjitha forcat për të ndihmuar Nolen, por pikëpamjet e ndryshme në shumë aspekte e bënë të pashmangshëm divorcin ndërmjet tyre.

Sipas zërave të ndryshëm, Andre Agassi ishte krejtësisht kundër rikthimit të parakohshëm të Noles pas operacionit në bërrylin e djathtë, në dy turnetë Masters që zhvillohen radhazi në Shtetet e Bashkuara, në Indian Wells dhe Miami, në një kohë kur Agassi mendonte se Djokovic duhej të fillonte të luante në turnetë e tjerë që zhvillohen në fushat me dhe, e më saktë në Mastersin e Montecarlos, që starton në mesin e muajit prill.

15 vjet më parë, në moshën 33 vjeç e 13 ditë tenisti me origjinë iraniane u bë tenisti absolutisht më i madh në moshë që ngjitej në fronin e tenisit botës, si numri 1 i renditjes ATP, rekord që u thye vetëm një muaj e gjysmë më parë nga Mbreti Roger Federer. Ndoshta duke patur parasysh eksperiencën e madhe si dhe rrethanat e ngjashme përgjatë gjithë karrierës së Agasit, Nole preferoi për të bërë pikërisht një zgjedhje të tillë, për të influencuar mbi të gjitha në aspektin psikologjik, sepse, në fakt, që pas kompletimit të titujve Slam, me triumfin e vitit 2016 në Roland Garros, tenisti serb pësoi një rënie dramatike si në formë ashtu edhe në aspektin e motivimit.

Fillimisht Novak Djokovic, që ka dalë prej kohësh nga dhjetëshja e parë e botës, largoi trajnerin sllovak Marian Vajda, më pas gjermanin Boris Becker, ndërsa tani, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Andre Agasin, 12 herë fituesit të titujve Slam i ka mbetur vetëm ish-tenisti çek, Radek Stepanek, të cilin Nole e afroi në staf nëntorin e vitit të kaluar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top