Lojërat Olimpike

Djokoviç dështon në Tokyo, tërhiqet nga ndeshja për medaljen e bronzit

Pas eliminimit të dhimbshëm që pësoi ditën e premte, Novak Djokovic humbi edhe mundësinë për t’u ngushëlluar të paktën me një medalje bronzi në “singles” në Lojërat e 32-ta Olimpike, që po zhvillohen prej më shumë se një jave në Japoni. Vetëm një ditë pas disfatës me gjermanin Sascha Zverev numri 1 i botës u mund gjithashtu edhe në finalen e vogël nga spanjolli Pablo Carreno Busta, duke e përfunduar në këtë mënyrë aventurën e tij në ndeshjet teke, në “vendin e lindjes së diellit” me dy humbje në më pak se 24 orë.

34-vjecari nga Serbia kishte plot 22 takime i pamposhtur, megjithatë Nole pësoi në mënyrë të pabesueshme plot tre humbje radhazi në Ariake Coliseum, duke përfshirë natyrisht edhe disfatën në lojën dyshe, të përzier, në vetëm dy sete me bashkë-kombasen e tij Nina Stojanovic, disiplinë tepër e veçantë dhe spektakolare, ku bashkojnë forcat meshkujt dhe femrat. Në fazën gjysmëfinale Pablo Carreno Busta u mund thellë nga rusi Karen Khachanov, ndërsa në sfidën për vendin e tretë dhe të katërt u duk sikur numri 11 në rruzull do të paraqitej pa shumë pretendime, duke pasur parasysh bilancin negativ në përballjet direkte.

Duke lënë mënjanë duelin e vitit të kaluar në fazën e 1/8 në US Open, ku numri 1 në planet u skualifikua nga drejtuesit e Slam-it Amerikan, pasi goditi me top në mënyrë të pavullnetshme gjyqtaren e vijës, tenisti asturian nuk ia kishte dalë në asnjë nga katër përballjet e mëparshme ndërmjet tyre për ta thyer sportistin e famshëm ballkanas. Këtë herë 30-vjeçari nga Gijoni zhvilloi ndeshjen e jetës, duke u shpërblyer sigurisht edhe me arritjen e tij më të madhe në karrierë. Në setin hapës Novak shpërdoroi plot pesë mundësi për ta thyer në shërbim tenistin iberik, ndërkohë fati i këtij seti u vulos nga break-u në game-n e pestë që rezultoi edhe i vetmi gjatë këtij seti.

Pablo Carreno Busta mund të kishte mbyllur gjithçka në vetëm dy sete, por tenisti nga Serbia i anuloi një mundësi për ndeshjen tenistit spanjoll pikërisht në tie break. Dy tenistët ruajtën radhën e tyre të shërbimit, megjithatë në lojën përcaktuese të setit të dytë në disavantazhin 5-6 Djokoviç mori rresht tre pikët e fundit, për të shtyrë llogaritë për në setin final. Në setin e fundit tenisti asturian, që përfaqësonte raketën e gjashtë të kësaj Ompiade fluturoi shpejt e shpejt në epërsinë 3-0, ndërsa në fund pas një qëndrese të gjatë të tenistit ballkanas Carreno Busta mbylli përfundimisht historinë e këtij takimi, duke shfrytëzuar mundësinë e tij të gjashtë për të varur në qafë medaljen e bronztë.

Kështu numri 11 i botës fitoi krejt takimin me shifrat 6-4, 6-7, 6-3 në diçka më pak se tre orë lojë, duke u pozicionuar në shkallën më të ulët të podiumit. Përfundimisht Novak Djokovic mbeti fare pa medalje në Lojërat Olimpike të Tokios, sepse i lodhur dhe i stërmunduar tenisti i mirënjohur serb preferoi të tërhiqet, duke mos u paraqitur në sfidën për vendin e tretë dhe të katërt në lojën dyshe bashkë me partneren e tij Nina Stojanovic, kështu që binomi australian Ashleigh Barty – John Peers u shpërblye me medaljen e bronztë në këtë disiplinë, pa zbritur fare në fushë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency