Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic fiton betejën e parë, serbët kanë frikë se arrestohet sërish

“Një vendim i paarsyeshëm”, me këto fjalë gjykatësja Kelly vendosi që Novak Djokovic mund të qëndrojë në territorin australian. Tenisti serb, në këtë fillim jave fitoi betejën e tij, duke lënë Park Hotel, ku e konsideronte veten si një të burgosur, duke bërë që të shpërthejë edhe festa e tifozëve serbë që ishin grumbulluar për çështjen e tij para hotelit në fjalë.

Por situata ende nuk është zgjidhur plotësisht, dhe Ministria e Emigracionit, mund të vendosë të ndalojë sërish kampionin e tenisit që shkoi në Melbourne për të tentuar trofeun e tij të 10-të të Australian Open. Vendimi përfundimtar i kësaj sage të gjatë, mund të vijë së shpejti, ndërkohë që Djokovic ndërkohë mund të kalojë një natë si njeri i lirë dhe nuk do ti duhet të kthehet në hotelin për refugjatë ku qëndroi për 4 ditë.

Vëllai i tij, Djorde ka deklaruar për mediat serbe, se autoritetet australiane duan ta arrestojnë sërish Djokovic, i cili po konsultohet me avokatët e tij. Sipas sentencës së gjykatës që doli në mëngjes, gjykatësja Kelly anuloi vendimin e Forcave Kufitare Australiane që kishin anuluar vizën e Djokovic.

Gjykatësja vendosi që tenistit t’i dorëzohej sërish pasaporta dhe sendet personale. Në arsyetimin e vendimit shkruhet: “Nëse Djokovic do të kishte patur më shumë kohë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e tij ligjorë, do t’u ishte përgjigjur në mënyrë më të qartë autoriteteve kufitare.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, kanë nisur të qarkullojnë edhe transkriptimet e marrjes në pyetje të Djokovic nga autoritetet doganore, në të cilat për të parën herë, tenisti i përgjigjet pyetjes, “A jeni i vaksinuar” me një jo. Një pyetje që qëndronte pa përgjigje prej një viti e gjysmë, pasi Djokovic i ishte përgjigjur gjithmonë pyetjeve të mediave në lidhje me këtë çështje, duke u fshehur pas së drejtës sipas tij për privatësi.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...