U largua nga fushat në muajin Korrik për shkak të një dëmtimi që e kushtëzoi shumë gjatë vitit 2017, por ish-numri 1 i botës, Novak Djokovic, është gati të rukthehet në 2018-ën. “Raketa” serbe tashmë i ka zgjidhur problemet me dorën dhe objektivi i parë është rikthimi në top-dhjetëshen e tenisit botëror. Nole do ta nisë rrugëtimin nga turneu i Abu Dhabit, ku do të mungojnë Nadal dhe Murray, duke i dhënë atij dy asiste të arta për të fituar një turne.
“Pasi jetova 18 muaj me dhimbjen, mësova shumë nga ky dëmtim, sepse asgjë nuk mund ta marrim si të mirëqenë”.
Në vijim ai shton se gjatë gjithë jetës nuk u ishte nënshtruar asnjëherë ndërhyrjeve kirurgjikale, por dëmtimi më i rëndëi i karrierës, që e detyroi të braktiste turneun e Wimbledon, e ka bërë ta shikojë sportin e tenisit me një sy tjetër.
“Nuk kisha zgjidhje tjetër pasi nuk arrija të ngrija dot as krahun. Tani mezi po pres të rikthehem në nivelet më të larta. Po punoj prej shumë kohësh për këtë moment”.
Krahasuar me dy vjet më parë, Nole ka ndryshuar të gjithë stafin, duke shtuar mikun e tij Radek Stepanek përkrah trajnerit Andre Agassi.
