Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic mbërrin në finalen e Parisit, mposht Tsitsipas dhe sfidon një danez

Novak Djokovic mposht Stefanos Tsitsipas në tre sete me shifrat 2-1 dhe mbërrin në finalen e Mastersit të Parisit. Tenisti serb vuajti jo pak në përballjen me grekun, numrin pesë të botës, teksa pavarësisht se fitoi në setin e parë, 6-2, Tsitsipas gjeti reagimin e duhur dhe në të dytin vendosi baraspeshën totale duke e fituar atë me shifrat 3-6.

Në setin e tretë dhe atë final, ndeshja ishte mjaft e balancuar me të dy tenistët që ia dolën të ruanin shërbimet e tyre duke mbërritur në tie-break. Aty, Djokovic tregoi më tepër siguri dhe në fund e mbylli me shifrat 7-4 duke u kualifikuar në këtë formë në finale, aty ku gjen danezin, Holger Rune.

19-vjeçari, një nga më të talentuarit të brezit të ri në botën e tenisit, mposhti në dy sete kanadezin, Auger-Alliassime në dy sete me shifrat 6-4 dhe 6-2. Në një përballje të mëparshme mes tyre (Djokovic-Rune), të vlefshme për US Open, Djokovic triumfoi 3-1 me sete, megjithatë tashmë, danezi do të kërkojë “hakmarrjen”.

Sfidën finale të Mastersit të Parisit, mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në SuperSport 6 duke nisur nga ora 15:00.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...