Novak Djokovic triumfon sërish në Australian Open. Tenisti serb, i cili kryeson edhe renditjen e ATP-së, iu imponua me rezultatin 3-0 me sete në finalen e madhe rusit Medvedev, për të fituar për herë të 9 Slamin prestigjoz.
Ashtu si finalja e femrave, ky duel pati shumë pak histori, pasi Medvedev u përpoq të rezistonte disi në setin e parë, por u dorëzua pas rreth 45 minutash, duke humbur me shifrat 7-5.
Në setin e dytë Djokoviç e pati edhe më të lehtë dominimin ndaj kundërshtarit, pasi zgjidhi gjithçka për 36 minuta, duke fituar me shifrat 6-2 dhe duke e kthyer një formalitet setin final, të cilin e fitoi po 6-2.
Tenisti 34-vjeçar serb çon në 9 numrin e triumfeve në Australian Open, si askush tjetër në këtë Grand Slam, ndërsa numri i titujve ATP gjatë gjithë karrierës ka shkuar në 82 në total, shifra këto që e bëjnë të pestin sportist më të titulluar në tenisin profesionist.
Novak Djokovic mban kryesimin e renditjes ATP (Shoqata e Tenisit Profesionit) që prej shkurtit të vitit të kaluar. Në plot 6 raste e ka mbyllur vitin i pari, një rekord ky që e ndan me ish tenistin Pete Sampras.
