Tenis

Djokovic, “mbret” në Melbourne, Thiem “bie” pas 4 orësh

Novak Djokovic vazhdon të mbretërojë në Melbourne. 32-vjeçari nga Serbia mbrojti me sukses titullin, duke triumfuar për herë të tetë në Australian Open. Fitorja e 13-të radhazi për Nolen në vitin 2020, ku vlen të kujtohet gjithashtu edhe suksesi në ATP Cup në Sydney, ku Djokovic ngriti trofeun duke mundur në finale pikërisht rivalin e tij të përjetshëm Rafel Nadal.

Këtë radhë, në “Melbourne Park”, Novak pati nevojë për pesë sete dhe plot katër orë lojë, për të mposhtur në finalen e madhe një tenist si Dominic Thiem, që regjistroi humbjen e tretë rresht në një finale Slam, ecuri negative që mungonte që nga koha e tenistit britanik, Andy Murray. Djokovic u paraqit në finale në “Rod Laver Arena” natyrisht me petkun e favoritit, për shkak të bilancit pozitiv 6-4 në sfidat e mëparshme mes tyre, megjithatë numri 5 i botës kishte fituar plot 4 nga 5 përballjet e fundit ndërmjet tyre.

Këtë herë Nole mori hak për eliminimin e pësuar tetë muaj më herët, në fazën gjysmëfinale, në “Roland Garros”, duke koleksionuar njëherësh edhe trofeun e 5-të Slam në 7 turnetë e fundit të kësaj kategorie. Në “Melbourne Park” duke përfshirë edhe shikuesit që e ndoqën takimin nëpërmjet ekraneve gjigantë, finalja u pa nga një nivel rekord spektatorësh, 31.020, që e çoi në plot 812.000 numrin e përgjithshëm të spektatorëve brenda kompleksit të famshëm australian, në harkun e këtyre dy javëve.

Një fitore sa e lodhshme po aq edhe e vështirë për numrin 2 të botës, që përmbysi disavantazhin e një seti si dhe një situatë tepër të ndërlikuar në setin e katërt, kur u përball me një mundësi për “break” nga 26-vjeçari nga Wiener Neustadt, gjithsesi një sukses i merituar që e ul tenistin nga Serbia sërish në fronin e këtij sporti, pasi duke filluar nga dita e hënë Nole do të rikthehet si numri 1 në planet, duke i rrëmbyer vendin pas afërsisht dy muajve e gjysmë spanjollit Rafael Nadal.

Djokovic e filloi më mirë takimin, duke u shkëputur në epërsinë 4-1, sidoqoftë tenisti vjenez që u thye në servis që në turin e tij të parë rekuperoi shpejt, për të barazuar shifrat në 4-4. Nole ruajti qetësinë dhe mori menjëherë dy game-t e radhës, për të mbyllur llogaritë e setit hapës. Në setin pasardhës gjërat pothuajse u përsëritën në mënyrë të njëjtë, sepse Domi theu në shërbim kundërshtarin e tij në game-n e tretë për të shkuar 3-1 dhe më pas 4-2, gjithsesi Djokovic ia doli të barazojë në 4-4. Që nga ai moment Dominic Thiem mori gjashtë game rresht, për të fluturuar deri në 4-0 në setin e tretë.

Në setin e katërt, në epërsinë 2-1 me sete, në game-n e tretë, tenisti austriak kryesonte 40-30 në shërbimet e Djokovicit, megjithatë falë eksperiencës së tij Nole evitoi një game me “break”, që me shumë gjasa do t’i hapte rrugën rivalit të tij drejt trofeut të parë Slam në karrierë, pas dy finaleve të humbura radhazi në vitet 2018 e 2019 në “Roland Garros”, në sfidat me mbretin e fushave me dhe, Rafael Nadal.

Thiem u duk përsëri në kontroll të situatës, sidoqoftë momenti i kthesës për Djokovicin ishte pa dyshim game i tetë i setit të katërt, kur tenisti vjenez dërgoi në rrjetë një “forehand drop volley”, që do ta çonte numrin 5 të botës në avantazhin 30-0, game ku Domi e ndihmoi kundërshtarin gjithashtu edhe me një dopio faull.

Më herët, në game-n e nëntë të setit të dytë, Nole ishte shfaqur tepër nervoz, deri në atë pikë sa të paralajmërohej dy herë dhe t’i hiqej shërbimi i parë nga arbitri Damien Dumusois, pasi tejkaloi në mënyrë të dukshme limitin e 25″ në shërbim, madje për prekjen e këmbëve të kryesorit francez në momentin e uljes në vendin e tij Djokovic rrezikon të gjobitet me plot 20.000 dollarë, gjithsesi pasi kaloi përpara në fundin e setit të katërt tenisti serb e mblodhi veten dhe barazoi gjendjen e seteve.

Në setin përcaktues kampioni në fuqi i rrëmbeu shërbimet rivalit të tij në game-n e tretë dhe zmbrapsi dy mundësi të menjëhershme për kundërbreak në game-n pasardhës, për të përfunduar më pas gjithë takimin me rezultatin 6-4, 4-6, 2-6, 6-3, 6-4.

Pavarësisht vuajtjeve të theksuara, Djokovic ia doli mbanë të kthejë gjithçka falë eksperiencës, duke fituar pikët e rëndësishme të ndeshjes, sepse nëse dy tenistët e mbyllën ndeshjen me nga 57 gabime secili, Thiem në fund kishte plot 55 goditje fituese, pra 9 më shumë se sa kundërshtari i tij.

Titulli i 17-të Slam për Nolen, në finalen e 26-të të kësaj kategorie, gjithsesi nga dita e hënë pra Djokovic do të ngjitet për herë të pestë në fronin e këtij sporti, duke mbretëruar për javën e 276 në karrierë si numri 1 në rruzull, ndërkaq, në krahun, nëse do të kishte triumfuar Dominic Thiem, atëherë sportisti austriak do të bëhej i 150-ti tenist i ndryshëm që shënohej në listën e gjatë të fituesve të turneve të kategorisë Grand Slam, por gjithsesi 26-vjecari vjenez do të ngushëllohet me faktin që me këtë rezultat të paktën kalon në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm ATP rusin Daniil Medvedev, duke frenuar vetëm 250 pikë larg të madhit Roger Federer, që tashmë rrezikon ndjeshëm edhe vendin e tretë në renditjen botërore.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency