Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic “mbret” në US Open, Del Potro nuk reziston

Novak Djokovic fiton US Open. Tenisti serb arriti të mundë Juan Martin Del Potron, me rezultatin 6-3 7-6 6-3. Kjo është hera e 3-të që Djokovic shpallet fitues i tuneut amerikan, por dhe Grand Slami i 14 në karrierën e tij, duke barazuar kështu legjendën Pete Sampras. Argjentinasi Del Potro nuk kishte rezistencën e duhur për ti bërë ballë Noles, ndoshta dhe prej gjysmëfinales që fitoi kundër Rafael Nadal.

Ndeshja filloi mjaft mirë për Djokovic, i cili e fitoi pa problem me rezultatin 6-3. Seti i dytë ishte një spektakël i vërtetë për të gjithë të apasionuarit e tenisit. Të dy tenistët luftuan fort për ta fituar, e madje seti shkoi deri në tiebreak, ku serbi u tregua më i saktë, moment që rezultoi vendimtar për të gjithë ndeshjen. Pavarsisht se Del Potro u mundua të rikthehej në lojë, i ndihmuar shumë dhe nga ovacionet e publikut që e mbështeste, Djokovic fitoi dhe setin e tretë me rezultatin 6 me 3. Aktualisht, me 14 Grand Slameve të fituara, ai gjendet mbrapa spanjollit Nadal me 17 Grand Slame dhe zvicerianit Roger Federer me 20.  Ky ishte titulli i 2 i rëndësishëm për Novak Djokovic këtë sezon, pas fitores së Wimbledon në korrik. Me këtë sukses Nole ngjiti tre shkallë në klasfikimin e ATP dhe tashmë pozicionohet i treti pas Nadal e Federer.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...